Telegrafi

Përplasje me motoçikleta ndërmjet dy policëve gjatë paradës, dëshmitar edhe presidenti francez (Video)

Në disa pamje të publikuara nga mediat e huaja shfaqet momenti kur dy policë, të cilët ishin mbi motoçikleta, përplasen me njëri-tjetrin.

Siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të marra gjatë paradës ushtarake në Ditën e Bastijës, festës kombëtare të Francës.

Dhe e gjithë kjo ngjarje, përveç tjerash kishte ndodhur para syve të presidentit francez, Emanuel Macron.

Gjithsesi, pavarësisht këtij “dështimi”, policët u inkurajuan nga publiku, me duartrokitje. /Telegrafi/