Në disa pamje të publikuara nga mediat e huaja shfaqet momenti kur dy policë, të cilët ishin mbi motoçikleta, përplasen me njëri-tjetrin.
Siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të marra gjatë paradës ushtarake në Ditën e Bastijës, festës kombëtare të Francës.
Dhe e gjithë kjo ngjarje, përveç tjerash kishte ndodhur para syve të presidentit francez, Emanuel Macron.
Gjithsesi, pavarësisht këtij “dështimi”, policët u inkurajuan nga publiku, me duartrokitje. /Telegrafi/