Real Madridi është në telashe të mëdha sa i përket raporteve mes lojtarëve kryesor të skuadrës.
E përditshmja spanjolle, “Marca” shkruan se Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo nuk flasim mes veti.
Portugezi thuhet se ka akuzuar fazën mbrojtëse të skuadrës për shfaqjet e dobëta të Los Blancos, e cila ka bërë që të jetë tetë pikë pas liderit, Barcelonës.
Shkaktar i humbjes ndaj Tottenham Hotpsurs në Ligën e Kampionëve sipas Ronaldos ishin edhe largimet e James Rodriguezit, Pepes dhe Alvaro Moratas.
Por, të kundërtën mendon Ramos duke iu kundërpërgjigjur portugezit se Reali triumfoi kundër Manchester Unitedit dhe Barcelonës me lojtarët e rinj.
Theksojmë se treshja e larguar ishin aleatë të Ronaldos, përfshirë Fabio Coentraon, derisa Rodriguez ishte shok i ngushtë i portugezit.
Ramosi thuhet se ka raporte të mira me Nachon, Marco Asension dhe Dani Ceballosin, derisa ka fituar besimin e lojtarëve kyç si Dani Carvajal dhe Isco.
Kujtojmë se gjatë fundjavës Reali do të takohet me Atletico Madridin në Wanda Metropolitana. /Telegrafi/