Site icon Telegrafi

Përplasje mes protestuesve, dyshime për policë të infiltruar

Në protestën e tetë të organizuar sot nga opozita paralel me seancën plenare të Kuvendit, nuk ka patur përplasje mes protestuesve dhe kordonit të policisë, por vetëm incidente mes demonstruesve.

Mes protestuesve ka pasur një përplasje verbale për përdorimin e aparateve celulare, ku edhe është dyshuar për infiltrim të policisë.

“Jam para Parlamentit, ku i është bashkuar edhe pjesa më e madhe e protestuesit. Protestuesit kanë qenë të distancuar nga kordoni i policisë, nuk ka pasur tentativa për ta thyer. Disa momente pati një incident mes protestuesve një përplasje verbale për përdorimin e aparateve celulare.

Ka patur dyshime për infiltrim të protestuesve nga ana e policisë.” – u shpreh gazetarja Bezat./Lapsi.al/

Exit mobile version