Site icon Telegrafi

Përplasje mes pjesëmarrësve të protestave të kundërta në Athinë (Foto)

Demonstrantët e palëve të kundërta u përplasën sot në qendrën e Athinës gjatë kohës së protestës së madhe në sheshin Sintagma kundër përdorimit të emrit ‘Maqedonia’, shkruan gazeta greke ‘Greek reporter’.

Sipas raporteve, policia ka shfrytëzuar gaz lotsjellës për t’i ndarë grupet e demonstrantëve.

Gjatë kohës së protestës së madhe kombëtare, njëkohësisht u realizua kundërprotestë e përkrahur nga shoqatat majtiste dhe anarkiste, që u mbajt rreth një kilometër larg ngjarjes kryesore të sheshit Sintagma.

Në protestën e sheshit Sintagma që mbahet nën moton “Maqedonia është greke”, sot me vinç u ngrit flamuri gjigant grek. Sipas organizuesve të protestës, në tubimin e sotëm mbarëpopullor do të ketë rreth një milion pjesëmarrës./Telegrafi/

Exit mobile version