Menjëherë pas betimit të kryebashkiakut të ri të Kavajës, në ambientet e prefekturës është tensionuar situata.
Bashkiaku i deritanishëm i dalë nga zgjedhjet e 2015, Isa Sakja, në një prononcim për media tha se në Bashkinë e Kavajës kanë dalë në zgjedhje vetëm pesë për qind e qytetarëve.
Sipas tij, është e pakuptueshme se si mund të qeveriset një Bashki me vetëm pesë për qind të votuesve.
Ai po ashtu tha se sot do të jetë në zyrë për të zhvilluar punën e tij normale.
Ndërsa, Redjan Krali së bashku me mbështetësit e tij iu drejtuan Bashkisë, e cila prej mëngjesit është e rrethuar nga protestuesit që përkrahin bashkiakun, Isa Sakja.
Ndryshe, të dy palët e PD-së dhe PS-së janë përplasur fizikisht, ndërsa punonjësit e policisë janë vendosur mes dy grupimeve për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. /Telegrafi/