Lidhja Sociale Demokrate e Maqedonisë dhe OBRM-PDUKM-ja janë përplasur sot për zbatimin e reformave, shkruan Telegrafi Maqedoni.
OBRM-PDUKM thotë se LSDM-ja nuk duhet të merret me rrënimin e gardhit rreth qeverisë por të merret me reforma që i ka premtuar para zgjedhjeve për jetë më të mirë.
LSDM-ja nga ana tjetër shkurt ka thënë se do të zhvillojë procese demokratike në interes të qytetarëve dhe të shtetit.
Përndryshe, përplasje mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së janë të përditshme për tema të ndryshme. /Telegrafi/