Çiklisti dhe një xhip, që u përplasën në Caloundra të Queenslandit, kanë ngjallur polemika se kush ishte fajtor.
Megjithëse çiklisti ishte në shiritin e tij, është dashur të ngadalësonte kur pa veturën që hyri në kthesë, teksa shoferi nuk është siguruar se këndi është i lirë dhe mund të vazhdonte, transmeton Telegrafi.
Videoja e postuar më poshtë, është shikuar me kujdes nga shumë ekspertë komunikacioni, shumica prej të cilëve i fajësojnë të dy palët për mungesë kujdesi.
Pos disa gërvishtjeve pas rrëzimit nga biçikleta, atij nuk i është shkaktuar asnjë lëndim tjetër. /Telegrafi/