Ka nisur me tensione protesta e sotme e banorëve të “Astirit” në Tiranë, pas paralajmërimeve se Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të nisë sot aksionin për shembjen e banesave.
Tensionet kanë nisur që prej orës 06:00 të mëngjesit tek sheshi “Shqiponja”, ku ka pasur përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë, ku raportohet edhe për persona të lënduar.
Po ashtu ka pasur edhe shoqërime të banorëve në polici.
Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe ish-deputetët , Edi Paloka, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari.
Mësohet se banorët e kanë kaluar natën jashtë në mbrojtje të banesave të tyre.
Banorët e Unazës së Re kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesave të tyre.
Forcat e policisë kanë bllokuar rrugën në të dyja anët e Unazës, ndërsa qytetarët janë të agravuar pasi nuk lejohen të kalojnë rrugën për të shkuar në punë./Ora News/