Site icon Telegrafi

Përplasje mes analistit Sadiku dhe avokatit Gashi në lidhje me grevën në arsim

Analisti Arbnor Sadiku dhe avokati Tomë Gashi, të ftuar në RTV Dukagjini kanë diskutuar rreth grevës në sektorin publik dhe kanë ndarë mendim të kundërta.

Derisa avokati Gashi këtë grevë e cilëson si mënyrë për bankrotimin e shtetit, Sadiku ka thënë që këtë situatë me grevën do ta menaxhonte më mirë dhe se qeveria Kurti nuk po arrin ta ketë nën kontroll këtë situatë.

“Po të kisha qenë në vend të tij do ta kisha menaxhuar më mirë pavarësisht qëndrimeve të tij në kuptimin që për zotin Jashari është me Vetëvendosjen apo me opozitën sido që të jetë unë do ti kisha pranua ata grevistë dhe do ti kisha ofrua një ofertë dhe nëse qeveria e Kosovës nuk do të përmbushë kërkesën për 100 euro ky është dashtë që të ofrojë një solucion tjetër që t’ju thuhet gjithë grevistëve ne e kuptojmë krizën ekonomike e kuptojmë inflacionin dhe ofrojmë një shumë prej 60 ose 70 euro dhe pastaj kështu do ta kishte heq barrën e presionit publik”, ka theksuar analisti.

Më tej ai ka thënë se kjo greve po krijon momentum të mirë për opozitë dhe disfavore për pushtetin.

“Kjo krijon disfavore për qeverinë Kurti, sepse pikë së pari i krijon një momentum të keq, ne e pamë se gjithë sindikatat e tjera pas zotit Jashari gjitha sindikatat tjera kjo e policisë dhe sindikata të tjera janë futur në grevë dhe u krijua një momentum i mirë edhe  për opozitën me bo politikën e saj në raport me grevistët edhe të tjerët”, ka shtuar Sadiku.

Ndër të tjera avokati Tomë Gashi është shprehur se qëllimi i grevistëve është ta bankrotojnë shtetin.

Lexo po ashtu Gjykata refuzoi kërkesën e prokurorisë për paraburgim, për personin që tentoi ta sulmojë kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj

“Nëse dikush mendon edhe qëllimi është me bankrotua shtetin tu kërkua veç para para, para e ka gabim, unë nuk kam pa që ka pas grevë deri tani ka pas grevë por ka pas kërcënime për grevë”, ka theksuar Gashi.

Më tej ai ka thënë se kryetari i SBASHKUT-ut përveç nxënësve të cilët nuk po vijojnë mësimin janë të përfshirë edhe prindërit për të cilët ai ka thënë që po i dëshpëron kjo grevë.

“Nëse Rrahman Jashari e merr përgjegjësinë e me i lan pa shkollë 230 mijë nxansa dhe këta 230 mijë nxansa e kanë nga një nënë përafërsisht 460 mijë dhe e kanë ka një babë bëhen gati 700 mije vetë që i dëshpëron edhe dëshpëron krejt Kosovën për shkak të moslejimit të fillimit të shkollimit”, ka shtuar ai.

Ai konsideron se situata me grevë fokus ka vetëm bankrotimin e shtetit dhe nuk po  presin kohën e duhur për pagat.

“Greva është një prej metodave me kërkua të drejtën e tyre por të drejtat e tyre këta po duan me bankrotu shtetin dhe s’po duan me prit edhe periudhën kohore që është e ligjshme se ligji i pagave është gati”, ka theksuar më tej./Dukagjini/

Exit mobile version