Site icon Telegrafi

Përplasje LSDM – VMRO-DPMNE për kryqin e shqiponjën në Butel (Video)

LSDM-ja opozitare sot ka kërkuar llogari nga kryetari i qytetit të Shkupit Koce Trjanovski për procedurën dhe pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për kryqin në lagjen e Butelit. Sipas Damjan Mançevski, paritë qeveritare BDI dhe VMRO-DPMNE përmes veprimeve të këtilla tentuan që të nxisin konflikt ndëretnik në qytetin e Shkupit. Nga ana tjetër Trajanovski u arsyetua me atë se ai nuk ka kompetenca për të parandaluar akte të tilla ndërsa pjesëmarrjen e arsyetoi me ftesë nga Kongresi Botërorë Maqedonas, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ajo çka do të duhet të diskutojmë është ajo se u krijuan tensione ku në njërën anë kishte këshilltar të BDI-së, e në anën tjetër të VMRO-së dhe në mes ishte policia. Çfarë do të bënit mos të ishte policia? Do të riheshit? Cili ishte qëllimi pse ashtu u shikuat në mes veti këtu nuk ka problem, koalicioni funksion shumë mirë, kemi edhe atë qendror dhe lokal. Ky ishte një skenar para zgjedhje dhe u munduat që të luani në kartën nacionaliste dhe etnike edhe atë në mënyrë legjitime”, tha Dmjan Mançevski, këshilltarë i LDSM-së.

“Lirisht mund të them se qyteti i Shkupit nuk ka dhënë asnjë vendim për ndërtimin, për këto dy ndërtimet dhe ne veprojmë në bazë të ingerencave tona. Qyteti i Shkupit nuk ishte kompletet as për vendosjen dhe as për largimin këtyre ndërtimeve”, u shpreh Koce Trjanovski, kryetar i qytetit Shkupi.

Në seancën e sotme Këshilli i qytetit të Shkupit nuk debatoi rreth kërkesës së PDSH-së rreth përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të të gjitha institucioneve në kuadër të Qytetit të Shkupit./Telegrafi/

Exit mobile version