Site icon Telegrafi

Përplasje interesash në Sindikatën e mbrojtjes dhe sigurisë në Maqedoni

Në Sindikatën e mbrojtjes dhe sigurisë (SMS) ka përplasje mendimesh, nëse duhet apo jo, të mbahet grevë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo situatë është krijuar pas ndërrimit të paligjshëm të kryesisë së Sindikatës. Sipas udhëheqësve të rinj, nuk ka nevojë për grevë, ndërkaq sipas kryesisë së vjetër, ka nevojë për grevë para zgjedhjeve.

Madje, Risto Ajtov, kryetari i deritanishëm i Sindikatës, ka paralajmëruar padi penale, pasi që institucionet kanë lejuarj që një anëtar i larguar, në mënyrë joligjore të shkrunet në Regjistrin Qendror, si kryetar i ri i SMS-së. Pas këtij veprimi, kryetar i ri i SMS-së është Oliver Stojanovski, i cili ka deklaruar se nuk do të lejojë grevë.

Stojanovski i hedhë posht akuzat për jolegjitimitet të tij, duke akuzuar Ajtovin për papërgjegjshmëri, që solli në ndërrimin e tij./Telegrafi/

Exit mobile version