Një përplasje me fjalë ka ndodhur gjatë seancës së Kuvendit në mes të deputetes së LDK-së, Melihate Tërmkolli, dhe kryesuesit të seancës, Xhavit Halitit.
Kjo përplasje ndodhi pasi që Haliti donte ta vë në votim një Rezolutën për Arsimin e propozuar nga deputeti i VV-së, Ismajl Kurteshi, në harmonizim me – siç tha ai – me partitë tjera.
Por, Tërmkolli kundërshtoi të hedhet në votim kjo Rezolutë duke i kërkuar kryesuesit se duhet sërish të debatohet. Haliti kundërshtoi Tërmkollin duke i thënë se nuk e lejon këtë dhe se nëse do të rrijë në seancë mirë nëse jo të dalë jashtë. /KP/