Site icon Telegrafi

Përplasje fizike në mes banorëve të Straçincës dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor, nuk duan gurore në fshatin e tyre

Banorët e Straçincës janë përplasur fizikisht me përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, gjatë debatit për guroret në Straçincë.

Banorët e Straçincës nuk duan që të ketë gurore në fshatin e tyre.

Banorët kategorikisht janë kundër ndërtimit të gurores në këtë fshat, thonë se kjo do të shkaktonte probleme për mjedisin ku jetojnë.

“S’më ka trazuar mua as bullgari e as gjermani, ti do ma marrësh fshatin”, tha njëri nga banorët.

Exit mobile version