Site icon Telegrafi

Përplasje fizike në Këshillin Bashkiak të Tiranës

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka qenë mjaft e tensionuar e madje nuk kanë munguar as përplasjet fizike.

Burime bëjnë me dije se Tedi Blushi ka goditur fizikisht Halit Valterin në Këshillin bashkiak.

Blushi fillimisht ka hedhur letra në drejtim të kryebashkiakut Veliaj. Në momentin që Valteri ka tentuar ta ndalojë, Blushi e ka goditur me grusht.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar në X dhe këtë veprim e konsideron sjellje vandale, ndërsa thekson se kjo është shenjë dëshpërimi dhe jo force nga ana e Tedi Blushit.

“Sot Këshilli Bashkiak kishte për të votuar hapjen e 2 çerdheve të reja, abonetë falas për studentët, miratimin e shkollës Ecole 42 për të rinjtë, zonën e lirë ekonomike TEDA për 5 mijë vende pune të reja dhe grantin e Katarit për sheshin fundor tek Bulevardi i Ri.

Por Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit që i ka mbetur, nuk e përballojnë dot as suksesin e Tiranës dhe as humbjen kolosale të partiçkës së tyre.

Sjellja për vandali ndaj kolegëve këshilltarë, është shenjë dëshpërimi, jo forcë. Do të kërkoj zbatimin e ligjit me përpikëri që rrugaçëria të marrë përgjigjen që meriton, dhe Tirana të mos mbetet peng i maktheve të Ilir Metës e mjeranëve të tij”, shkruhet në reagimin e Veliajt.

Exit mobile version