Një përleshje ndërmjet një shtetasi amerikan dhe një polici të Maqedonisë ka ndodhur në Shkup, edhe atë në hollin e Prokurorisë Themelore Publike (PTHP).
Incidenti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, pas një zënke fillimisht verbale ndërmjet O.S.A (54), nga SHBA-të, dhe policit.
Dhunuesi është arrestuar pas dy orësh. MPB-ja nuk tregon se në çfarë cilësie, shtetasi i SHBA-ve ka qenë i pranishëm në PTHP./Telegrafi/