Përmes një kundërpërgjigje ndaj diplomatit suedez, Carl Bildt, në rrjetin social Twitter, Janez Janša, ish-kryeministër i Sllovenisë i ka dalë në mbrojtje OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjen e diplomatit Bild, nëse Partitë Popullore Evropiane do të reagojnë ndaj situatës politike në Maqedoni, të cilën Bild e konsideron si shpërthyese, slloveni Janša i thotë se zjarrin në Maqedoni e ndezën shokët e Bild-it, kur sipas Janša, ndihmuan që të hiqet një qeveri konzervatore stabile dhe pro-evropiane./Telegrafi/
No, Carl. Your friends provoked this fire when helped to dismantle a stable, proEU conservative government. @EPP https://t.co/gGuKjhm79A
— Janez Janša (@JJansaSDS) March 9, 2017