Telegrafi

Përplasje ELEM – Komuna e Strugës, për dëmtimin e molit të lumit Drini i zi

Moli i djathtë rreth lumit Drini i zi, në afërsi të urës së Poezisë, tash e një kohë më të gjatë është e rënuar, ndërkaq kryetari i Strugës, Ziadin Sela, distancohet nga përgjegjësia e sanimit të tij, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, si përgjegjës për këtë çështje është ELEM-i, pasi që ata e shfrytëzojnë bazenin e lumit dhe kontrollojnë nivelin e ujit, duke përmendur se kjo kompani nuk është në gjendje që të bëj një investim te lumi Drini i zi, por ka mundësi që të investojë 15 milion euro në park, në komunën Aerodrom.

Nga ana tjetër, ELEM thotë se rregullimi i molit të lumit Drini i zi, është përgjegjësi e komunës, e cila duhet të kujdeset për sigurinë e qytetarëve. Kjo kompani thotë se Ligji përcakton se dëmet e shkaktuara nga ndikimi i jashtëm i ujit, janë në përgjegjësi të komunave./Telegrafi/