Nike ka njoftuar Interin se ata synojnë të ulin pagesën e sponsorizimit me një milion euro pasi gjigantët e Serie A finalizuan një marrëveshje të re me Moncler.
Nerazzurët konfirmuan një partneritet të ri me Moncler në dhjetor duke shkaktuar një reagim nga prodhuesit e tyre të fanellave, të cilët, sipas Calcio & Finanza janë të gatshëm të ndryshojnë marrëveshjen e tyre me klubin italian.
Sipas raportimit, Nike e ka informuar tashmë Interin se do të zbresë një milion euro nga marrëveshja e tyre pasi besojnë se marrëveshja me Moncler shkel kontratën e përcaktuar me Nerazzurrët.
Nga ana tjetër, dokumentet e paraqitura për Calcio & Finanza theksojnë se si Nerazzurrët janë të lirë të ‘përfundojnë marrëveshjet me markat e veshjeve dhe atletet të kufizuara në veshjet dhe atletet zyrtare’.
Burimet e Interit konfirmojnë se ata janë në bisedime me Nike për të zgjidhur këtë çështje, por nuk mund të sigurojnë që kompania të mos përpiqet të paguajë më pak para ose të ndërmarrë ndonjë veprim tjetër në të ardhmen. /Telegrafi/
CF – Accordo con Moncler: scontro tra l'Inter e la Nike https://t.co/IVhgupusSU
— FcInterNews.it (@FcInterNewsit) February 13, 2022