Site icon Telegrafi

Përplasja verbale mes senatorit republikan dhe kryesindikalistit, për pak sa nuk eskalon në përleshje fizike në Kongres

Një senator i Oklahomas dhe kreu i sindikatave patën një përplasje verbale në një seancë në Kongres gjatë të martës, e cila për pak sa nuk eskaloi në përleshje fizike, po të mos ishte kryetari i komitetit të Senatit, Bernie Sanders i cili ndërhyri për të qetësuar situatën.

“Ulu”, dëgjohet Sanders duke i bërtitur republikanit Markwayne Mullin, duke ia rikujtuar se është senator i Shteteve të Bashkuara.

Mullin e ka quajtur Sean O’Brien, kryetarin e sindikatës Teamsters si “bandit”, transmeton Telegrafi.

O’Brien, 51 vjeç, tha se Mullin po sillej si “një ngacmues i oborrit të shkollës”.

Megjithatë situata me kalimin e minutave u qetësua, por kjo nuk i shpëtoi mediave të shumta që ishin prezencë në këtë seancë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version