Telegrafi

Përplasja tregon dëmtimet në veturën e vjetër njëzet vjet, në krahasim me atë të re (Video)

Kompania Toyota ka bërë një simulim, duke përplasur një Carolla të prodhuar më 1998, si dhe modelin nga e njëjta seri që është prodhuar para dy vitesh.

Filmimi i postuar më poshtë, tregon se sa shumë është dëmtuar makina që është e vjetër 20 vjet, në krahasim me atë që është shumë më e re, transmeton Telegrafi.

Pos forcimit të strukturës së pjesës së përparme, në modelin e ri janë shtuar edhe shumë airbag, në mënyrë që lëndimet në njerëz të jenë më të lehta.

Sikur kjo përplasje e veturave që lëviznin me nga 100 kilometra në orë, të ndodhte në jetën reale, të pranishmit në veturën e vjetër nuk do ishin gjallë, derisa ata në të renë do dilnin të pa lënduar. /Telegrafi/