Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka raportuar të martën në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.
Një debat i nxehtë u zhvillua mes tij dhe deputetit Dukagjin Gorani, nga radhët e Partisë Socialdemokrate.
Ky i fundit e kritikoi shefin e diplomacisë kosovare për shumë çështje, e Pacolli tha se janë miq.
“Na jemi miq me Goranin, pak politikisht më bën presion”, tha Pacolli.
“Jarani po, por kosi me pare”, ia ktheu Gorani.
“Po, veç ti po e shet shtrenjtë nganjëherë”, i tha në fund Pacolli.