Telegrafi

Përplasja në parlament, fjalët që nuk u dëgjuan në mikrofon nga Edi Rama dhe Spiropalit

Seanca e sotme në Parlamentin e Shqipërisë është shoqëruar me tensione mes deputetit Edi Paloka dhe kryeministrit Rama e ministres së Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropalit. Pas momentit të spërkatjes me bojë të kryeministrit Rama, disa reagime kanë ardhur prej tij dhe Elisa Spiropalit, të cilat nuk janë dëgjuar në mikrofon.

Lexo po ashtu Deputeti i PD-së qëllon Edi Ramën me ngjyrë në fytyrë (Foto-Video)

Në kamera duket kryeministri teksa e quan Palokën “plehrë”, ndërsa Elisa Spiropali, e frikësuar prej asaj që ndodhi i drejtohet atij me fjalët “qelbësirë”, “s’ka turp”.

Lexo po ashtu E përqeshi para një jave, Paloka ia ktheu sot Edi Ramës (Video)

Një veprim tjetër që vihet re është refuzimi me përçmim dhe indiferencë që Edi Rama i bën Spiropalit, teksa ajo përpiqet t’i ofrojë atij në shami për t’u fshirë.

Teksa kryeparlamentari Gramoz Ruçi i ka kërkuar demokratit Edi Paloka të linte sallën, ky i fundit ka kërkuar që të merren masa edhe ndaj kryeministrit Rama, për talljet e të sharat ndaj tij. /Telegrafi/

Këtu mund ta ndiqni videon