Telegrafi

Përplasja në Kashmir – shkon në 20 numri i ushtarëve të vrarë nga forcat kineze

Të paktën 20 ushtarë indianë u vranë në një përplasje me forcat kineze në Ladakh të Kashmir, thonë zyrtarët në Indi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti pasoi pas rritjeve të tensioneve mes dy palëve, dhe është përplasja e parë vdekjeprurëse në 45 vite.

Ushtria indiane fillimisht raportoi të martën për tre ushtarë të vrarë, duke shtuar se të dy palët pësuan viktima.

Mirëpo më vonë një numër i ushtarëve të plagosur vdiqën nga plagët.

Lidhur me këtë rast, Ministria e Punëve të Jashtme në Indi, akuzoi Kinën për shkeljen e një marrëveshjeje të arritur javën e kaluar, e cila parasheh respektimin e Linjës së Kontrollit Aktual (LAC) në Luginën e Galwan. /Telegrafi/