Site icon Telegrafi

Përplasja midis policisë dhe mbështetësve të opozitës në Tiranë, OSBE: Protesta paqësore akt demokratik legjitim, dhuna jo

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënoi aktet e dhunës gjatë protestës së sotme të opozitës përpara bashkisë së Tiranës.

Në një postim në rrjetet sociale, OSBE theksoi se “protesta paqësore është akt demokratik legjitim, dhuna jo”.

Lexo po ashtu Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Dhuna gjatë protestës së sotme u dënua edhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë si dhe Ambasada Britanike.

Lexo po ashtu Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Në protestën e sotme, protestuesit kanë hedhur tymuese dhe molotovë në drejtim të bashkisë së Tiranës, ndërsa janë përplasur me efektivë të policisë pasi tentuan të hyjnë në ambientet e brendshme. /Telegrafi/

Exit mobile version