Site icon Telegrafi

Përplasja Gashi-Krasniqi: Akuza për kërcënime e tradhti (Video)

Kandidatët për kryetar të Obiliqit që garojnë në balotazh, Xhafer Gashi (AAK) dhe Mehmet Krasniqi (LDK) janë përplasur ashpër në emisionin “Duel D” në RTV Dukagjini, ku po vazhdojnë debatet para garës së balotazhit për kryetar të komunave.

Krasniqi e ka akuzuar Gashin se kur e ka marrë postin e kryetarit të Komunës e ka kërcënuar atë, kur ka shkuar në zyrën e tij.

“Më ka thënë se veç me ba me të gjet në zyre, të qes shqelma jashtë”, tha Krasniqi.

Ndërsa, Gashi e mohoi këtë akuzë.

“Pse u dashtë t’ia them unë atë fjalë, kur dihet se ai u dashtë me dalë nga ajo zyre”, tha Gashi, transmeton Telegrafi.

Gashi e ka akuzuar Krasniqin se pas humbjes së mandatit, ka përdorë metoda të ulëta ndaj tij, duke përdorë foto dhe CD të ndryshme për ta denoncuar atë te komuniteti serb.

“U ka thënë se ky është një njeri si Arkani juaj, dhe po erdhi ky në pushtet nuk do të guxoni të dilni në rrugë”, akuzoi Gashi.

Të gjitha këto i ka demantuar këto Krasniqi duke thënë se këto janë shpifje dhe akuza, për të cilat di të ngre aktakuzë.

“Unë kam një bagazh  të pasur familjar dhe patriotik. Për këtë duhet të turpërohesh. Tërhiqe fjalën dhe kërko falje”, i është drejtuar Krasniqi, Gashit. /Telegrafi/

Exit mobile version