Site icon Telegrafi

Përplasja fizike në Kuvendin e Shqipërisë

Seanca e pasdites në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me debate të ashpra teksa deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren menjëherë sapo kryetarja Nikolla ka lexuar rendin e ditës.

Debati ka nisur në kohën që kryetarja e Kuvendit po prezantonte rendin e ditës.

Gazment Bardhi ka kërkuar fjalën për procedurë, por kjo nuk është pranuar. Kjo gjë ka bërë që deputetët e opozitës të ngrihen dhe të bllokojnë foltoren, që më pas agravoi deri konfliktin verbal me fjalë të rënda.

Debatet kanë agravuar në përplasje fizike mes deputetit të PS, Vullnet Sinaj i cili mori fjalën nga vendi për të folur për rendin e ditës ndërkohë që deputetët e PD, të ngritur në këmbë i kërkonin të ndalonte.

Në një moment Bledion Nallbati ka shkuar pranë tij dhe i ka fikur mikrofonin duke e shtyrë e më tej duke e goditur me grushte. Në konfrontim janë përfshirë më tej deputetë të tjerë të PD, si Flamur Noka e Edi Paloka.

Është dashur ndërhyrja e Gardës për të qetësuar situatën. Pak minuta pas përpasjes në Kuvend kryetarja Lindita Nikolla ka lajmëruar përjashtimin e menjëhershëm të deputetit Nllbati.

Exit mobile version