Pas një ‘përplasje’ që pati me fansat, Doja Cat, ka pasur një rënie masive të ndjekësve.
Doja Cat, emri i vërtetë i të cilës është Amala Dlamini, është përballur me reagime masive së fundmi në rrjete sociale.
27 vjeçarja ka humbur mbi 200 mijë ndjekës dhe ka çaktivizuar llogarinë e saj ‘Threads’ pasi refuzoi të thoshte se i do fansat e saj.
Ajo kishte nisur një sulm ndaj përdorimit të termit ‘kittenz’, të cilin ndjekësit e saj të përkushtuar e quajnë veten, ngjashëm me ‘Swifties’ të Taylor Swift.
Shumë artistë kanë emra kafshësh për ndjekësit e tyre, me Dojan që ofron zgjedhjen e emrave për fansat në një sondazh në vitin 2020.
Sondazhi ishte për të vendosur midis kotele dhe këlyshëve të cilët, reperja i nxori me paqartësi, duke shkruar: “Sepse nuk ndihem moralisht e drejtë t’ju vë emrin”.
Ajo e ka përdorur emrin publikisht vetëm për të promovuar këngën “Say So”, por fansat e kanë përdorur etiketën për të nxitur mbështetjen e tyre ndaj saj.
Pavarësisht numrit të lartë të ndjekësve, Doja po largon fansat e saj më besnikë, për shkak të këtyre reagimeve të fundit.
Tre llogari të mëdha të fansave fshinë profilet e tyre të medieve sociale – Doja News, The Kittens Room, Doja HQ – së bashku me shumë të tjerë.
Platformat e Cat kanë pasur rënie drastike, ku këngëtarja ka humbur plot 361,778 në Instagram, në katër javët e fundit sipas Hype Auditor. /Telegrafi/