Të gjithë kanë nevojë për një mik, veçanërisht ketri.
Kafsha e adhurueshme ka përfunduar në përqafimin vdekjeprurës të një gjarpri dhe “momentet e fundit” të saj janë regjistruar nga një kalimtar i rastit.
Dhe pastaj, papritur, ndodhi një kthesë e madhe! Në ndihmë doli një ketër tjetër, i cili nuk u tremb as nga trupi i gjatë i gjarprit dhe as nga fuqitë e tij.
Ajo u hodh me guxim mbi grabitqarin dhe brenda një ore shoqja e saj u lirua.
Së bashku ata vrapuan te një pemë aty pranë dhe gjarpri i shtangur e shikoi skenën në heshtje. Atë ditë, asaj iu desh të merrej me diçka tjetër për drekë.