Telegrafi

Përplasja e frikshme me LeBron James, gjyqtari amerikan mbetet i gjakosur në parket

Të jesh gjyqtar në NBA nuk është aspak e lehtë, pasi mund të përballesh edhe me lëndime.

Një lëndim aspak të këndshëm e ka pësuar gjyqtari amerikan Scott Foster nga ylli i NBA-së, LeBron James në sfidën e tretë finale të Konferencës së Pernëdimit mes Los Angeles Lakers dhe Denver Nuggets.

LeBron James u nis në një kundërsulm të shpejtë, teksa aksidentalisht u përplas me gjyqtarin Foster të cilin e lëndoi jo edhe pak.

Foster nga përplasja me James në çerekun e dytë të ndeshjes mbeti i lënduar, pasi buza e tij filloi të rrjedhke gjak.

James vazhdoi aksionin dhe me tu ndalur ai është rikthyer te gjyqtari duke i kërkuar falje.

Gjithsesi pasi stafi mjekësorë interevenoi, Foster vazhdoi lojën deri në fund të saj, edhe pse buza e tij her pas here rrjedhte gjak dhe kishte nevojë për intervenim. /Telegrafi/