Zlatan Ibrahimovic nuk kurseu pothuajse askënd në rikthimin e tij te Milani, duke trajtuar Lucas Leiva si të ishte një djalë i vogël
Sulmuesi 39-vjeçar bëri një ndikim të menjëhershëm kur hyri në përballjen ndaj Lazios të dielën.
Ai hyri në lojë në minutën e 60 -të dhe gjeti rrjetën vetëm shtatë minuta më vonë.
⏱️ 67' ⚽
And it's an immediate impact for @Ibra_official!
As if he'd never been out 😍#MilanLazio 2-0 #SempreMilan
@EASPORTSFIFA pic.twitter.com/FpueVnWf1d— AC Milan (@acmilan) September 12, 2021
Ante Rebic asistoi te lojtari suedez, i cili shënoi lehtas në portën kundërshtare, duke sinjalizuar kështu rikthimin.
Pastaj, momente para përfundimit të ndeshjes, ish-lojtari i Manchester United u përplas me ish-mesfushorin e Liverpoolit, Lucas.
Braziliani u fut në përplasje me Ibrahimovicin që kapi kundërshtarin për qafe dhe po e mbante atë shtrënguar.
Ibrahimovic kishte disa fjalë, por asnjë lojtar i Lazios nuk u përball me të për incidentin.
Maurizio Sarri, megjithatë, mori një karton të kuq pas protestave të tij ndaj zyrtarëve të ndeshjes. /Telegrafi/
https://twitter.com/Gideomatic_/status/1437118012272877574?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1437118012272877574%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Fnews-zlatan-ibrahimovic-manhandles-lucas-leiva-on-ac-milan-return-20210912