Site icon Telegrafi

Përplasja me armë në Bushat, GJKKO lë në burg Sakicën dhe Troshanin

Gjykata e Posaçme ka vendosur të konfirmojë masën e sigurisë “arrest në burg” për Samuel Troshanin dhe Izmir Sakicën, të cilët janë arrestuar në lidhje me përplasjen me armë në gusht të vitit 2024 në Rranxë të Bushatit.

Seanca gjyqësore u zhvillua pa praninë e të akuzuarve, të cilët u përfaqësuan me prokurë nga avokati i tyre, Sokol Tahiraj. Për këtë arsye, dështoi marrja e tyre në pyetje, ndërsa procesi u kufizua vetëm në rivlerësimin e masave të sigurisë.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë kërkimet për Aleksandër Prendin, i dyshuar si një nga protagonistët kryesorë të ngjarjes.

Exit mobile version