Site icon Telegrafi

Përplasja Ahmeti-Tahiri për qeverisjen e ish liderit të PDK-së, Hashim Thaçi (Video)

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri dhe gazetari Arben Ahmeti janë përplasur në emisionin “Debat D Plus” rreth rezultateve të qeverisjes së Hashim Thaçit.

Ahmeti, në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini, duke kundërshtuar lëvdatat që ia ka bërë Tahiri qeverisjes së ish liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk është për t’u lavdëruar me qeverisjen e Thaçit.

“Kur folni për qeverisjen Thaçi, folni për asfaltin që e ka shtruar dhe shpalljen e pavarësisë”, tha Ahmeti.

“Edhe për rritjen e votave, kurse shpallja e pavarësisë nuk është pak”, tha Tahiri.

“Me ardh puna që në vitin 2008 me shpall pavarësinë, kurse në vitin 2010 me u detyru me vjedh vota me i fitu zgjedhjet. Ka pasë vjedhje industriale. Për këtë duhet me qenë politikan jo i mirë”, tha Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version