Telegrafi

Përplasi me makinë vajzën 3-vjeçare në Sarandë, arrestohet shoferi

Një aksident me pasojë lëndimin e një të miture 3-vjeçar ka ndodhur ditën e djeshme në Sarandë.

Mësohet se një 22-vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “Hyndai”, ka aksidentuar në rrugë një fëmijë.

Aktualisht vajza ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, por ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

22-vjeçari ndërkohë është arrestuar nga policia.

“Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 22-vjeç, banues në Ksamil, pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin tip Hyndai, ka aksidentuar në rrugë, një fëmijë 3-vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në Tiranë”, njofton policia. /TCH/