Telegrafi

Përplaset me veturë në stacionin e policisë, tenton edhe t’i vë zjarrin – policia britanike arreston një burrë

Policia britanike ka arrestuar një burrë i cili ishte përplasur me veturë në stacionin e policisë në pjesën veriore të Londrës. Për fat të mirë askush nuk është lënduar nga ky incident.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20 të mërkurës në stacionin e policisë Edmondtone, që për shkaqe sigurie u evakuua menjëherë, transmeton Telegrafi.

Në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë disa video, ku shihet një veturë para stacionit të policisë dhe një burrë që tenton t’i vë zjarrin gjithçkaje përreth veturës. Por ishte policia ajo që reagoi me kohë duke e arrestuar.

“Vetura kishte mbetur në vendin ku ndodhi përplasja. Aty mbërritën njësitë speciale që do të hetojnë çdo detaj. Stacioni i policisë është evakuuar, kurse kordon i madh i policisë është parë para stacionit”, ka njoftuar një dëshmitare.

Britania e Madhe ka rritur masat e sigurisë nga frika se mund të ndodhin kërcënime potenciale terroriste, në veçanti pas sulmeve terroriste në Vjenë dhe Francë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=JT5xF4TMsRc&feature=emb_title

https://www.youtube.com/watch?v=ngMNBJ0faX8&feature=emb_title