Reperët Mozzik dhe Getinjo kanë pësuar një aksident të lehtë në Prishtinë.
Vetura e tyre besohet se është përplasur me nga një veturë tjetër e cila nuk ka mundur që të frenojë, gjithnjë sipas një prononcimi të menaxherit Mehmet Elshani për Lajmi.
Të dy artistët megjithatë janë detyruar që të vizitojnë mjekun, por nuk kanë ndonjë lëndim ët rëndë, shkruan Telegrafi.
Mozzik dhe Getinjo pritet t’i lansojnë së shpejti projektet e reja. /Telegrafi/