Po ju si do të vepronit, nëse do shihni një fëmijë të ngecur në një tricikël që ka dalë nga kontrolli?!
Një burrë në Kinë është shndërruar në një hero, pasi ka ndërhyrë për t’i shpëtuar jetën një fëmijë 2 vjeç, duke u përplasur me triçiklin ku ai kishte ngecur.
Janë të paqarta rrethanat se fëmija ngeci në anë të triciklit që po vijonte rrugën pa drejtues në të.
Por në pamjet e filmuara nga kamera e një biznesi dallohet një burrë që përplaset me triçiklin në arrati.
Fatmirësisht fëmija nuk kishte pësuar dëmtime, ndërsa personi që e shpëtoi u dërgua në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm. /tch/