Telegrafi

Përplaset treni në New Jersey, tre të vdekur mbi 100 të lënduar (Foto/Video)

Në aksidentin e sotëm ku një tren në Shtetet e Bashkuara u përplas, raportohet se kanë mbetur tre të vdekur dhe mbi 100 të lënduar.

Treni i “NJ Transit” është përplasur në stacionin e trenit në Hoboken të New Jersey, duke lënë dhjetëra udhëtarë të ngujuar brenda trenit, transmeton Telegrafi.

Disa fotografi dhe video të postuara në internet, flasin më së miri për dëmet që janë shkaktuar në stacion pas përplasjes së trenit, derisa shkaku i aksidentit ende nuk dihet.