Site icon Telegrafi

Përplaset qëllimisht në motoçikletë, 12 muaj burg për shoferin (Video)

Mario Bove nga Sussex i Anglisë, e ka goditur qëllimisht me veturë një motoçikletë, duke rrëzuar drejtuesin dhe shoqëruesen e tij, të cilëve u ka shkaktuar lëndime të konsiderueshme.

Për këtë veprim, 63-vjeçari është dënuar me 12 muaj burg, si dhe i është ndaluar vozitja në 30 muajt e ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Ai ishte përplasur qëllimisht në motoçikletë, pasi ngasësi i kishte thënë të shpejtonte, meqë “kishte bllokuar rrugën”.

Megjithëse u largua me shpejtësi, pamjet nga kamerat e sigurisë zbuluan targat e Marcedes C320-shi me çka u identifikua shoferi që shkaktoi këtë aksident. /Telegrafi/

Exit mobile version