Përplaset për xhamin transparent, nuk e kishte të lehtë as të largohet (Video)
Kushtrim Gacaferri
Adoleshentja e paemëruar është përplasur për panelin transparent të xhamit, në një stacion trenash në Shën Petersburg të Rusisë dhe e ka pasur të vështirë të largohet prej aty.
Derisa njëra këmbë i mbeti në anën tjetër, pranë saj shkoi një police dhe e ndihmoi të lëvizte, transmeton Telegrafi.
“Është dashur që në panel të vendosej ndonjë shenjë apo vizatim, kështu mund të pësonin të gjithë”, ka qenë një prej komenteve të shumta.
Mediat raportojnë se copëza xhami i kanë mbetur asaj në këmbë, për të cilat është dashur të trajtohej në spital, por nuk ka ndonjë lëndim tjetër. /Telegrafi/