James Honey nga Cumbria e Anglisë, është përplasur për makinën e policëve, derisa po lëvizte me 170 kilometra në orë në drejtim të kundërt.
Madje, 25-vjeçarit i ishte ndaluar më parë leja e vozitjes, ndërsa ai po ngiste një veturë që e kishte vjedhur, transmeton Telegrafi.
Ende nuk dihet se çfarë dënimi rëndon mbi të, pasi gjatë kohë s sa po lëvizte në këtë formë, ka qenë në gjendje të dehur.
Fillimisht, ai ishte gjetur se lëvizte në drejtim të kundërt, në një rrugë mjaft të frekuentuar, pastaj ka rritur shpejtësinë nga frika se do të kapet nga forcat e rendit. /Telegrafi/
https://youtu.be/yPg_gDR2A18