Telegrafi

Përplaset në shtyllën elektrike dhe rrokulliset, rezervuari i autobusit përfshihet nga zjarri – humbin jetën 25 pasagjerë në Indi

Të paktën 25 persona humbën jetën dhe tetë u lënduan, në një autobus që mori flakë në shtetin perëndimor indian të Maharashtra, tha policia lokale.

Në autobus ndodheshin nga 30 deri në 35 persona në momenti kur shpërtheu zjarri, transmeton Telegrafi.

Autobusi po udhëtonte drejt qytetit Pune kur u përplas me një shtyllë pak pas mesnate dhe u rrokullis, duke bërë që rezervuari i karburantit të merrte flakë.

Tre fëmijë ishin në mesin e të vdekurve, tha policia. Të lënduarit u dërguan në një spital aty pranë.

Aksidenti ndodhi rreth 400 kilometra në lindje të Bombait. I lënduar ka mbetur edhe drejtuesi i autobusit.

Ai u ndalua për t’u marrë në pyetje, si dhe kontrollori. Shoferi tha se i kishte dalë një gomë, por dukej se e kishte zënë edhe gjumi. /Telegrafi/