Në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën “Balindolska” në Gostivar, është plagosur rëndë një motoçiklist. Pas aksidentit ai ishte transferuar në klinikat e Shkupit me lëndime të rënda, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas informacioneve nga SPB Tetovë, rreth orës 08:00, O.E. (37) nga fshati Duf i Gostivarit, përderisa po ngiste një motor “Suzuki”, në afërsi të urës hekurudhore, nga shkaqe ende të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka goditur një dru pranë rrugës. Nga aksidenti ai ka marrë goditje dhe lëndime në kokë dhe në trup dhe në gjendje të pavetëdijshme ai është dërguar në spital në Gostivar, ku si rast urgjent është dërguar në klinikat e Shkupit.
Pas inspektimit, autoriteti i prokurorit publik ka theksuar se motoçiklisti nuk ka pasur patentë shoferi dhe motori nuk ishte i regjistruar. Cila ishte arsyeja dhe detajet që çuan në këtë aksident do të përcaktohen gjatë ditës. /Telegrafi/