Një furgon-taksi, që drejtohej nga Bexhet Dervishi, u përplas me një kamion, tip bot nafte, dhe më pas me një mur anësor. Përplasja mes dy mjeteve ka qenë e fortë dhe për pasojë 48-vjeçari ka marrë plagë të rënda. I plagosuri është dërguar me urgjencë për në spitalin e Fierit, ku raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas policisë së Fierit, që nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara nga drejtuesi i furgonit./Telegrafi/