Shtatë anëtarë të ekuipazhit të Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë zhdukur pasi anija e tyre luftarake është përplasur me një anije tregtare afër brigjeve të Japonisë.
Në mesin e të lënduarve është edhe oficeri komandues i destrojerit USS Fitzgerald, i cili është dërguar me helikopter në spital.
Luftanija u përplas me një anije mallrash rreth 56 milje detare (104 km) në jug-perëndim të Yokosukas.
Pamjet pas aksidentit tregojnë se një pjesë e anijes është dëmtuar shumë nga ky aksident rreth orës lokale 02:30 të shtunën.
Bryce Benson, oficeri komandues i anijes që u lëndua, tashmë është në gjendje stabile pasi u dërgua në spitalin ushtarak në Yokosuka.
Njoftohet se tashmë anija është nën kontrollë dhe nuk ka rrezik për fundosje të saj.
https://www.youtube.com/watch?v=KYJOGl0gbQw