Arron Jones ka rënë nga tetë metra lartësi, pasi nuk ia ka dalë të mbahet për shtyllat e tavanit të një objekti që ndodhet në Blackpool të Anglisë.
Të pranishmit kanë shikuar të tmerruar, kur 23-vjeçari që besohet të ketë qenë i dehur, ka filluar të luhatet sepse nuk kishte fuqi të mbahet si duhet, transmeton Telegrafi.
Pak momente më vonë, djaloshi që merret me lojëra të ndryshme magjie, është përplasur për dysheme, duke marrë lëndime të konsiderueshme.
“Ka thyerje në shpinë dhe goditje në kokë, por të gjitha këto janë pa pasoja për jetën”, ka thënë mjeku kujdestar lidhur me rastin.
Në anën tjetër, komentuesit e kanë cilësuar atë si të nxituar dhe të pamend, derisa kanë hedhur dyshime nëse dikush e ka shtytur të vepronte kështu edhe pse ishte i dehur. /Telegrafi/
https://youtu.be/kW8c29I66rg