Një adoleshente nga Rusia është përplasur për shkëmbinj, pasi që lëshimi me litar nuk ka shkuar si duhet.
Në vend se Maryana të luhatej nga njëri skaj në tjetrin të gurores së mermerit që ndodhet në regjionin Mumar Oblaks, ajo është rrëzuar, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar, dëgjohen miqtë e 19-vjeçares që brohorasin teksa ajo hidhet nga pjesa e ngritur.
Mirëpo jeleku i saj nuk ishte lidhur si duhet, dhe kështu ka përfunduar në gurë në vend se të dilte në vendin e paraparë.
Për fat të mirë, helmeta e ka shpëtuar nga dëmtimet në kokë, ndërsa ka marrë lëndime të konsiderueshme në këmbë dhe shpinë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=iTbY-W9PyHM