Telegrafi

Përplaset keq me dysheme, derisa po luante video-lojën virtuale (Video)

Një i ri nga Shtetet e Bashkuara, është përplasur me dyshemenë e supermarketit, teksa po luante një video-lojë.

Ai e ka vënë pajisjen në sy dhe mbante pjesët tjera në duar, derisa simulonte ngjitjen në shkëmbinj, transmeton Telegrafi.

Por, diçka nuk shkoi në rregull dhe ai humbi kontrollin dhe përfundoi  i rrëzuar me fytyrë përpara.

Derisa punonjëset i afrohen për ta ndihmuar, personi që është duke e filmuar dëgjohet duke qeshur.

“A dëshiron të vazhdon”, e pyet ai, por nuk besohet se ai e ka vazhduar lojën. /Telegrafi/