Një i ri nga Shtetet e Bashkuara, është përplasur me dyshemenë e supermarketit, teksa po luante një video-lojë.
Ai e ka vënë pajisjen në sy dhe mbante pjesët tjera në duar, derisa simulonte ngjitjen në shkëmbinj, transmeton Telegrafi.
Por, diçka nuk shkoi në rregull dhe ai humbi kontrollin dhe përfundoi i rrëzuar me fytyrë përpara.
Derisa punonjëset i afrohen për ta ndihmuar, personi që është duke e filmuar dëgjohet duke qeshur.
“A dëshiron të vazhdon”, e pyet ai, por nuk besohet se ai e ka vazhduar lojën. /Telegrafi/
https://youtu.be/rLfNhlcBHB4