Sapo bleu një Honda Civic Type R dhe po shkonte në shtëpi, pronari i paemëruar u përplas dhe i shkaktoi dëme të konsiderueshme veturës së tij.
Nuk bëhen e ditur forma se si bëri aksident, por dihet se vetura ishte tërësisht e re dhe se vozitur për vetëm 240 kilometra, transmeton Telegrafi.
Megjithëse ka marrë dëmtime të konsiderueshme, shoferi ka shpëtuar i pa lënduar.
Gjatë intervistës ai ka thënë se po lëvizte me rreth 60 kilometra në orë, në momentin që humbi kontrollin mbi veturë. /Telegrafi/